Skip to content

Shuhet në moshën 20-vjeçare ‘ylli’ i njohur

Ylli i rrjeteve sociale dhe udhëtimeve, Chase Filandro, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 20-vjeçare më 31 korrik, duke lënë pas një valë trishtimi te mijëra ndjekës dhe miq.

Filandro ishte i njohur për pasionin e tij për udhëtimet dhe bukuritë e Parqeve Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, foto të të cilave i postonte rregullisht në llogarinë e tij në Instagram, ku kishte mbi 30,000 ndjekës.

Motra e tij, Franki Ford, në një postim emocional në Instagram, shprehu dhimbjen për humbjen e tij: “Chase ishte një udhëtar i apasionuar dhe prekej nga bukuria e Parqeve Kombëtare. Ai gjithmonë i mirëpriste të huajt me një buzëqeshje dhe bënte miq përgjatë të gjitha shtigjeve që përshkonte”.

Artisti me shpirt të gjallë

Përveç pasionit për udhëtimet, Filandro ishte edhe një artist i talentuar. Ai ishte vokalist i grupit indie rock “Just Add Water” dhe performoi me ta në koncerte në Long Island. Ai kujtohet gjithashtu nga studioja e aktrimit “Take 2 Actor’s Studio” si një person me “shpirt të gjallë” që sillte “gëzim në çdo dhomë”.

Në nder të kujtimit të vëllait të saj, Franki Ford ka hapur një fondacion në platformën “GoFundMe” për të mbledhur fonde për një memorial në një prej parqeve të tij kombëtare të preferuara. Brenda vetëm dy ditësh, kjo nismë ka arritur të mbledhë mbi 24,000 dollarë, një dëshmi e dashurisë dhe respektit që Chase kishte fituar.

Published inLajme