Skip to content

Shuhet ne moshe te re aktorja e njohur

Aktorja e njohur Kelly Mack, e cila mori pjesë në serialin e suksesshëm “The Walking Dead”, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Familja e saj bëri të ditur se vdekja ndodhi më 2 gusht.

Mack, emri i vërtetë i së cilës ishte Kelly Lynn Klipnow, ishte diagnostikuar me gliomë, një tumor në tru që prek sistemin nervor qendror. Lajmi u konfirmua nga një deklaratë e familjes në platformën CaringBridge.

Një dritë e ndritshme u shua

Familja e 33-vjeçares njoftoi vdekjen e saj përmes një postimi emocional në Instagram. “Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Kelly-t tonë të dashur”, shkruan familja. “Një dritë kaq e ndritshme dhe e ngrohtë ka kaluar në anën tjetër… Ajo do të na mungojë shumë më tepër sesa mund të shprehin fjalët”.

Sipas njoftimit, Kelly ndërroi jetë në paqe, e rrethuar nga nëna dhe tezja e saj. Për të nderuar jetën e saj, do të mbahet një ceremoni në Glendale, Ohio, më 16 gusht, e ndjekur nga një shërbim përkujtimor për miqtë dhe kolegët në Los Angeles.

Published inLajme