Skip to content

Shteti jep 10 mln lekë: Publikohet lista e shqiptarëve që përfitojnë nga vendimi i ri i qeverisë!

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në konferencë për shtyp këtë të martë, 31 mars, ku po flet për miratimin e Skemës Kombëtare Mbështetëse për Fermerët.

Është një skemë që ne e kemi konsoliduar së bashku me fermerët në të gjithë territorin, në një dëgjesë me ta, që do ta prezantojmë sot”, u shpreh ai, duke theksuar se qeveria ka akorduar një buxhet prej 5.2 milionë lekë për këtë nismë.

Related article  “T*RMET” në qeveri, gazetari zbulon lëvizjet e forta brenda PS: Rama pas takimit në seli pritet që të…

“Do të mbështesim të gjitha aplikimet apo projektet, që janë investimet në sera, pemë frutore, vreshta, stalla, mekanikë bujqësore, agroturizëm…Do të hapim investime për thirrje të reja, për fermerët e rinj të cilët do të mbështeten me 10 milionë lekë ose 10 mijë euro grant, kryesisht në blegtori. Për ndërtimin e staneve për blegtorët me grant diku te 3 milion lekë, për pajisje dhe makineri bujqësore me grant 500 mijë lekë, ku përfshihen tankerat për ruajtjen e qumështit dhe vajin e ullirit.

Related article  Largimi i Eglit nga Big Brother! Reagimi i Gjestit i pabesueshëm: Shyqyr qe doli sepse…(Video)

Prioritet do ketë në blegtori, ku për gjedhë nga 10 mijë lekë në 12 mijë lekë, për të imtat nga 1200 lekë në 1500 lekë, ku dyfishohet për bletën nga 1 mijë lekë në 2 mijë lekë, që është një nga mbështetjet që i kemi dhënë bletarisë. Kemi rreth 600 mijë koshere dhe duam ta çojmë në vitin 2027 në 1 milion”, deklaroi Salla.

Related article  Parashikimi i motit, temperaturat zbresin deri në -7°C

“Për herë të parë, japim 7 mijë lekë për dosën, në sektorin e derrit. Është një masë e re që e kanë adresuar fermerët”, shtoi ai.

Published inLajme