Skip to content

‘Shtatë thika pas shpine’, dalin prapaskenat e perfaqesueses se Shqiperise, cfare ndodhi ne festival

Renditja në vendin e tetë e Shqipërisë në finalen e Eurovision 2025 ka ngjallur valë reagimesh dhe pakënaqësi në opinionin publik, sidomos mes atyre që ndoqën me entuziazëm performancën e Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”.

Grupi, i cili u bë një ndër sensacionet më të përfolura të këtij edicioni, mori vlerësime të shumta gjatë fazave përgatitore dhe në netët gjysmëfinale, ndërsa në natën finale u përqafua me entuziazëm nga publiku evropian, duke u renditur në vendin e pestë nga televotimi. Por kontrasti ishte i thellë: juritë profesioniste nga vendet pjesëmarrëse u treguan të ftohta dhe, për shumë shqiptarë, padrejtësisht shpërfillëse.

Related article  Për herë të parë u përdor në Luftën e Kosovës, çfarë duhet të dini për avionin që bombardoi Iranin

Kjo pabarazi mes votës së publikut dhe asaj të jurisë ka ndezur diskutime për politizimin e festivalit dhe për mungesën e objektivitetit në vlerësim. Një ndër zërat më kritikë ishte ai i gazetarit Redjon Shtylla, i cili në emisionin “Weekend” u shpreh me tone të forta simbolike:

“Duhet të mësojmë tekstin e Kolës që thotë ‘shtatë thika në shpinë’, sepse kështu na ndodhi mbrëmë në Eurovizion. E paimagjinueshme. Lutesha që juritë të japin pikë, por ja që politika vazhdon të mbizotërojë. Edhe këtë herë, Shqipëria u ndëshkua në heshtje.”

Related article  Moska konfirmon lajmin e madh - Detajet

Sipas tij, vendimi i jurive për të mos vlerësuar Shqipërinë me pikë të larta ishte një goditje që nuk kishte lidhje me cilësinë artistike të këngës apo performancës:

“Nga njëra anë populli i Evropës foli qartë, na renditi të pestët në televotim. Madje në disa vende dolëm të dytët. Por vota e publikut po bëhet gjithnjë e më pak e rëndësishme në raport me pazaret që bëhen në prapaskenë nga juritë.”

Kënga “Zjerm” e Shkodra Elektronike u vlerësua për origjinalitetin, mesazhin e fortë dhe kombinimin e estetikës tradicionale me tinguj modernë elektronikë. Por duket se kjo guximtari nuk u përkthye në pikë nga juritë, ndonëse publiku evropian e përqafoi si një ndër këngët më të veçanta të këtij edicioni.

Related article  Aortë Maliqi rrëfen historinë e trishtë që fshihet pas emrit të saj të veçantë

Për shumë shqiptarë, rezultati i Eurovizionit këtë vit nuk është vetëm një zhgënjim, por edhe një reflektim i thellë për mënyrën si ky festival ndërthur artin me politikën, përplasjet kulturore dhe interesat e fshehta që shpesh lënë në hije zërat e vërtetë të skenës.

Published inLajme