Skip to content

‘Shreku’ i Sarandës nuk ndalet, vjedh një dyqan dhe tenton të p*rdh*nojë shitësen 26-vjeçare

Është ndëshkuar disa herë me burg, por ‘skifteri’ Jorgo Kumaraku alias Leonard Kumaraku, i njohur si ‘Shreku i Sarandës’, nuk ndalet. Policia ka shpallur në kërkim 48-vjeçarin, pasj nën kërcënimin e thikës i ka marrë një shumë prej 60 mijë lekë shitëses në një dyqan në lagjen nr. 2 të Sarandës.

Por, makthi për 26-vjeçaren s’ka përfunduar me kaq. Jorgo Kumaraku pasi i mori shumën e parave dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie s…uale me dhunë me shitësen.

26-vjeçarja raportohet se ka pësuar dëmtime fizike, ndërsa Jorgo Kumaraku është shpallur në kërkim nga blutë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60.000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie s…ale me dhunë ndaj saj. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, informoi policia.

Po kush është ‘Shreku i Sarandës’?
Jorgo Kumaraku njihet edhe me emrin Leonard Kumaraku, nga fshati Livadhja i Bashkisë Finiq, teksa njihet edhe si përdorues i lëndëve narkotike.

48-vjeçari është një hajdut me eksperiencë, pasi prej vitesh është akuzuar për disa vjedhje.

Jorgo alias Leonard Kumaraku, në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” në Sarandë, ngjarje për të cilën është dënuar me 5 vjet burg. Në vitin 2008 atij i është gjetur në qeli një celular, për të cilin ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë.

Ky i fundit u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg. Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” ne Sarandë.

Një dite pas ngjarjes së Sarandës, dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër. Në vitin 2022 u dënua me 1 vit e 4 muaj burg per “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve te ftohta”, pasi kanosi pranë një bankomati banke punonjësen e një zyre private në Sarandë.

Në korrik 2023 u arrestua për vjedhje në një hotel në fshatin Livadhja të Bashkisë Finiq. Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe i dënuar në Greqi për “trafik narkotikësh”

Published inLajme