Skip to content

Shqiptari plagos me armë zjarri dy bashkatdhetarët e tij, njëri prej tyre në gjendje të rëndë! Pistat e hetimit

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e kaluar zonën e Umbertide-s, në rajonin e Umbrias në Itali, ku dy shtetas shqiptarë mbetën të plagosur si pasojë e një të shtëne me armë zjarri që ndodhi përpara një lokali të frekuentuar.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga karabinierët e Città di Castello, dyshohet se autor i sulmit është gjithashtu një shtetas shqiptar, i cili është në arrati dhe aktualisht po kërkohet intensivisht nga forcat e rendit.

Hetimet paraprake kanë ngritur si pista kryesore atë të një larjeje hesapesh, e lidhur me aktivitetin e trafikut të drogës, edhe pse pista të tjera nuk përjashtohen. kliko shtyp ketu

Published inLajme