Skip to content

Shqiptarët u tallen me të! Reagon ne lot Xum Allushi: Ju kam lënë Zotin, ju se dini që

Xum Allushi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj komenteve negative dhe përpjekjeve për të dëmtuar imazhin e tij, pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania.

Në një postim të gjatë në Instagram, ai ka shprehur zhgënjimin dhe indinjatën ndaj atyre që, sipas tij, përhapin shpifje dhe përpiqen ta portretizojnë në një dritë të keqe.

“E vërteta është që, sado të mundoheni nëpër grupe WhatsApp-i për të cënuar, denigruar dhe për të hedhur baltë mbi imazhin tim apo për të më etiketuar fjalë që kurrë s’i kisha dëgjuar ndonjëherë për veten time, unë ju lë vetëm Zotit! Më vjen turp për ata që ju kanë në familje, çfarë monstrash jeni.

Related article  Nuk do t’i mbani dot lotët, jeta e Parashqevisë bëhet këngë. Nuk do ngopeni duke e dëgjuar. (VIDEO)

Komentoni me ad fallco sa të doni, montoni dhe postoni video si të keni dëshirë për të më nxjerrë sa më keq, por mos harroni: Zoti është më i madh. Nëse një ditë do nxirrni nga goja fjalinë: “Po pse, mor Zot, kujt i hyra në hak?”, mendoni dhe emrin tim. Kauza ime është më e fortë se ju! Ndjenjat e mia janë më me vlerë se ju, dhe viralitetin tim s’e arrini dot, sado të mundoheni!

Related article  Tiranë! Vajza rrihet nga disa djem në mes të qytetit – (VIDEO e rëndë)

Mos harroni, unë e bëj internetin që prej 2013! Gëzoni materialet që ju kam dhënë dhe merrini gjërat me sportivitet, siç i kam marrë dhe unë. Ndërsa për të gjithë ata miqtë e mi virtualë, gjithashtu dhe ata të zemrës time, mirënjohje deri në frymën time të fundit!” përfundon ai.

Related article  LAJM I KOBSHEM! Mbyll sytë përgjithmonë para kohe artisti i madh shqiptar (Emër+Foto)

Published inShowbizz