Skip to content

‘Shqiptaret, plan terrorist ndaj Venezueles’, Presidenti Maduro ben deklaraten e forte

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka lëshuar një seri akuzash të rënda duke pretenduar se vendi i tij është vënë në shënjestër të një komploti ndërkombëtar, me rrënjë në atë që ai e quajti “mafia shqiptaro-kolumbiane”.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Karakas përpara krerëve të ushtrisë, Maduro deklaroi se janë arrestuar 38 persona të cilët i cilësoi si “mercenarë” të dërguar për të kryer akte terroriste në territorin venezuelian.

Sipas tij, personat e ndaluar janë pjesë e një rrjeti të lidhur me “mafinë shqiptare që sundon Ekuadorin” dhe kishin planifikuar vendosjen e bombave në zona strategjike brenda Venezuelës.

Related article  Lajmi jetës! Njihuni me 2 shenjat e horoskopit që në datën 10 do t’i hapen ‘portat e parave’

“Janë kapur 38 mercenarë të rinj. Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin ka dërguar disa prej tyre të trajnuar për të vendosur eksplozivë në Venezuelë. Janë të mafies shqiptare…”, deklaroi ai me tone dramatike, duke ngritur alarmin për një sulm të orkestruar nga jashtë kufijve.

Presidenti venezuelian nuk u ndal me kaq. Ai akuzoi edhe trafikantët kolumbianë të drogës dhe presidentin aktual të Ekuadorit, Daniel Noboa, si pjesë të së njëjtës “orvatje kriminale për destabilizim”, duke i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar që sipas tij kërkon të minojë stabilitetin politik dhe ushtarak të Venezuelës.

Related article  26 vjecarja që i mori jetën të atit në një lidhje dashurie me 55 vjecarin e martuar, ja cfarë dëshmon ai në polici!

Maduro theksoi se tre telefona të sekuestruar nga mercenarët e arrestuar përmbajnë informacione të rëndësishme dhe prova që do të publikohen “në momentin e duhur”.

Deklaratat e tij vijnë në një kontekst tensioni në rritje në rajon, dhe përkojnë me një vendim të menjëhershëm për të pezulluar fluturimet mes Kolumbisë dhe Venezuelës – një hap që ka shkaktuar kaos në linjat ajrore, duke prekur qindra pasagjerë dhe kompani që operojnë mes dy vendeve.

Related article  'Do i marr me vete...' Ilir Meta paralajmëron valë arrestimesh, tregon kush jane kokat qe do hyjne ne burg

Ky fjalim i fundit nga Maduro i shton dhe më shumë zërat për një përplasje në rritje midis regjimit të tij dhe vendeve fqinjë, teksa akuzat për ndërhyrje të huaja në punët e brendshme të Venezuelës janë kthyer në retorikë të përsëritur të liderit venezuelian përballë presioneve të jashtme dhe krizave të brendshme.

Published inLajme