Skip to content

Shqiptarët në zi, ndërron jetë Berisha

Ka humbur jetën sot Anton Berisha, i cili gjatë jetës së tij ishte angazhuar dhe në politikë dhe kishte shërbyer si ambasador i Republikës së Kosovës dhe si zv.ministër i Punëve të Jashtme.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke treguar se Berisha ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër.

Related article  Teologu shqiptar në Iran konfirmon lëvizjen e bujshme: Ja çfarë u bë këtu para bombardimit amerikan

Njoftimi i familjes:

Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona.

Related article  'Kush më njeh e di që...' Elvis Rroshi tregon pse ishte ne mitingun e Berishës: Nuk fshihem, mbështes...

Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.

Related article  Bëhet realitet parashikimi fatal i Baba Vangës!

Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike. Ndërsa e pamja do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

 

Published inLajme