Skip to content

Shqiptarët “çmenden” pas Jozit, këngëtari merr vendimin e papritur pasi doli nga qelia

Padyshim që kryefjala e mediave këtë të diel ka qenë incidenti i ndodhur gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania, ku Jozefin Marku qëlloi me pëllëmbë banorin tjetër të shtëpisë, Gjestin.

Pas kësaj ngjarje, Jozi u shoqërua në Komisariat ku pasi dha dëshminë e tij u procedua në gjendje të lirë. Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me këtë situatë.

Related article  Horoskopi, e mërkurë, 26 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Disa prej ndjekësve e kanë “përqafuar” veprimin e dhunshëm të këngëtarit, e disa të tjerë e kanë dënuar.

Ata kanë shfrytëzua rrjetet sociale të Jozit për të “shfryrë” inatin, por edhe për të treguar mbështetjen.

Related article  Një muaj pa ndjenja! Aksidenti ‘e lidhi’ pas karriges me rrota: Isha 22 vjeç, tentova 3 herë…

Kjo e fundit është vënë re në numrin e ndjekësve të ish-banorit të Big Brother Vip. Mbrëmjen e djeshme ai kishte 56.7 mijë ndjekës, ndërkohë që mbrëmjen e kësaj të diele numëron plot 67.5 mijë ndjekës.

Related article  U tha se ka qenë në një lidhje me Laertin, Ilnisa Agolli reagon ashpër

Ndërsa, për ata që e kanë dënuar veprimin e këngëtarit, ka qenë vetë ai i cili ka marrë “masa”. Jozi ka vendosur që të mbyllë të gjitha komentet në postimet e tij, duke mos i dhënë kështu mundësinë ndjekësve që ta kritikojnë.

 

Published inLajme