Skip to content

Shpërthimi në konferencë – Rama paralajmëron ‘prerje kokash’ të kryetarëve të bashkive?

Kryeministri Edi Rama ka shfryrë zemërimin ndaj disa kryebashkiakëve gjatë mbledhjes së sotme me krerët e bashkive në Durrës, duke i kritikuar ashpër për performancën dhe menaxhimin e qyteteve të tyre. Në qendër të kritikave të Ramës ishin kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ai i Elbasanit, Gledian Llatja, si dhe në përgjithësi departamentet e bujqësisë në bashkitë e vendit.

Duke iu drejtuar kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha, Rama e akuzoi për neglizhencë në ofrimin e shërbimeve bazike si uji i pijshëm dhe e portretizoi sikur i ka “sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur”. Rama gjithashtu përmendi financimin me dhjetëra mijëra euro të një televizioni privat nga Bashkia e Vlorës, duke vënë në pikëpyetje prioritetet e Dredhës. Ai theksoi se në zonat turistike si Vlora, nuk mund të tolerohen abuzime me ndërtimet dhe shfrytëzimin e bregdetit, duke iu referuar rasteve konkrete të ndërtimeve të paligjshme në majë të Pilurit dhe ndotjes së detit nga inertet e ndërtimit. Rama la të kuptohet se kontrolli mbi territorin dhe respektimi i ligjit duhet të jenë prioritete të përditshme për bashkinë.

Related article  Skandal në Top Channel/ Zbulohen prapaskenat, si Heidi i mori emisionin Rozës

Një tjetër kryebashkiak nën shënjestrën e Ramës ishte ai i Elbasanit, Gledian Llatja, të cilin e kritikoi ashpër për zjarrin e rënë në varrezat e qytetit. Rama u shpreh me tone ironike se bari në varreza ishte lënë aq shumë pa u korrur sa po bëhej kallam, duke e krahasuar situatën me një kallamishte. Ai i kërkoi Llatjas që të mos flejë më shumë dhe të sigurojë që varrezat të jenë të mirëmbajtura, duke theksuar se është e papranueshme që kryetari i bashkisë të mos jetë në dijeni të çdo gjëje që ndodh në qytet. Rama kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të njësisë administrative që mbulon varrezat në Elbasan.

Related article  Këmbimi valutor/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Kryeministri Rama nuk kurseu kritikat as për departamentet e bujqësisë në bashkitë e vendit, duke i cilësuar ato si “qesharake, komike, për të bërë qoka”. Ai u shpreh se këto departamente nuk po i shërbejnë siç duhet njerëzve dhe tokës, duke theksuar se në shumë zona mungojnë titujt e pronësisë dhe nuk ka ndihmë efektive për emigrantët që duan të investojnë në bujqësi.

Related article  Yuri Kim bëhet e 'gjallë' për Artan Lamen, ben reagimin e fortë që askush s'e priste

Këto deklarata të ashpra të Kryeministrit Rama tregojnë për një pakënaqësi të thellë ndaj performancës së disa prej drejtuesve vendorë dhe vijnë në një moment kur qeveria po thekson rëndësinë e përgatitjes së vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku menaxhimi i territorit dhe ofrimi i shërbimeve cilësore nga pushteti vendor janë elementë kyç.

Published inLajme