Kohë më parë loja e bujshme në TikTok, Pokemon Go u kthye në fenomen botëror e me pasoja. Kudo shiheshin të rinj të cilët në mënyrë të dyshimtë lëviznin rrugëve me telefona në dorë në përpjekje për të mbledhur Pokemonë. Pas saj loja e rrezikshme, e njohur si “Balena Blu”, çoi shumë fëmijë deri në vetëvrasje.
Këto ditë një tjetër kërcënim është shfaqur në TikTok duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve. “Sfida e Supermenit” ose “Superhero”, ka shënuar trauma tek shumë nga përdoruesit e TikTok. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur ose jo nga miqtë.
Related article Rudina e pyet kë ka për bashkëshort, Aktorja i plas ne sy: Kam marre atë që ti e ke…

