Historia e pabesueshme e Lauren Wall, e cila u tradhëtua nga mamaja e saj dhe bashkëshorti, po vazhdon të diskutohet në mbarë botën. Detaje të reja hedhin dritë mbi momentet pas tradhëtisë dhe përpjekjet e dështuara për pajtim.
Martesa dhe tradhëtia e pabesueshme
Lauren Wall, sot 34 vjeçe, u martua me Paul White në vitin 2004. Mamaja e saj, Julie, e cila i pagoi dasmën me vlerë 20 mijë dollarë, u ftua të shoqëronte çiftin në muajin e mjaltit. Vetëm tetë javë pas kthimit, Paul e hoqi unazën, braktisi Laurenin dhe vajzën e tyre të porsalindur, dhe shkoi të jetonte me vjehrrën e tij. Në atë kohë, Lauren nuk e dinte që mamaja e saj ishte shtatzënë.
Brenda nëntë muajve, mamaja e Lauren lindi fëmijën e Paul, duke e lënë Laurenin me ndjesinë se i ishte shkatërruar bota. “Nuk mund të besoja se dy njerëzit që doja më shumë, më kishin tradhtuar,” shprehet Lauren. “Për këtë, nuk do e fal kurrë,” shton ajo.
Përballja dhe jeta pas ngjarjes
Për të thelluar plagën, Paul u martua me Julie-n pesë vite pas martesës së tij me Lauren. Lauren ishte e pranishme në dasmë për hir të vajzës së saj. Gjatë asaj dite, mamaja tentoi t’i kërkonte falje, por Lauren e nxori nga makina, duke treguar se plagët ishin ende shumë të freskëta. Julie më pas i dërgoi një letër, por Paul nuk i kërkoi kurrë falje ish-bashkëshortes së tij.
Edhe sot e kësaj dite, Paul dhe Julie janë të martuar. Ndërkohë, Lauren ka nisur një jetë të re, është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt dhe thotë se koha ka shëruar plagët. Ajo dhe mamaja e saj kanë tentuar të kenë një marrëdhënie normale, por Lauren thekson se asgjë nuk është si më parë. “Nuk do i besoj kurrë asaj,” thotë ajo. Ndërsa Julie, e cila mohoi aferën, mjaftohet me deklaratën: “Jemi të martuar. Kaq”. Paul nuk ka komentuar.