“Syzet? Syzet nuk janë të lira, por që i shkojnë formatit tim.”
Kjo batutë e famshme e Bamir Topit, e thënë vite më parë dhe e kthyer tashmë në legjendë urbane, këtë të premte të nxehtë gushti duket sikur ka gjetur mishërimin e vet më të plotë… tek kryeministri Edi Rama.
Sepse aty ishte ai — në mes të një transmetimi të papritur LIVE në Facebook, ulur në sediljen e makinës së tij luksoze, me një palë syze të mëdha e të zeza që nuk linin vend për dyshime: edhe në mes të një fjalimi për “lirimin e hapësirave publike”, ai nuk harron kurrë të mbajë në fokus elementin kryesor të skenografisë… vetveten.
Pamja ishte aq e fortë sa ishte e pamundur të merrej seriozisht ajo që thoshte. Shumëkush u gjend përballë dilemës: a të dëgjonte retorikën e tij mbi pronën publike apo të merrej me pamjen groteske që prodhonte kokë e syze, live në rrjet?
SHIKO SA KUSHTOJNE SYZET
