Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është ndjerë keq nga gazi lotsjellës që hodhi policia. Fillimisht kreu i PD u rrethua nga truprojat, pasi pati probleme me sytë dhe frymëmarrjen, më pas u largua drejt banesës.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se kryedemokrati ndodhet poshtë banesës së tij, së bashku me disa mbështetës.
Deputeti Flamur Noka, së bashku me deputetin Luçiano Boçi, të ndihmuar nga protestuesit u përplasën me policinë dhe arritën të thyenin kordonin e Policisë.
Gent Strazimiri ndërkohë i ka kërkuar punonjësve të Policisë së Shtetit të identifikohen .
Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa nuk është ndjerë mirë kryedemokrati Sali Berisha, është larguar drejt banesës së tij. Protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas hedhjes së molotovëve gjatë protestës së demokratëve.
Ai shkruan në Facebook se “Partia Demokratike i hedh molotovët me flamunjtë e BE dhe gjermanë në duar”, pavarësisht thirrjeve të këtyre të fundit për protesta jo të dhunshme.
“Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se “protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci”, Partia Demokratike i hedh molotovët me flamunjtë e BE dhe gjermanë në duar“, shkruan Balla.
