Skip to content

Shën Valentini u kthye në tragjedi për studenten, Pedagogia: Shpresoja që…

Kjo që shihni në foto është 20-vjeçarja Megi Xhetani që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, në afërsi të fshatit Pishkash.

20-vjeçarja, së bashku me partnerin e saj, 34-vjeçarin Zef Sinani kishin dalë për të festuar ditën e të dashuruarve, 14 Shkurtin.

Por, fatkeqësisht festa për çiftin e sapo fejuar u kthye në tragjedi. Automjeti tip Benz që po udhëtonin dy të rinjtë u përplas me një kamion që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Related article  Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet VIDEO e plotë, si vazhdoi sherri më pas

Nga aksidenti humbi jetën Megi Xhetani dhe u plagos rëndë i fejuari i saj. I plagosuri ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Related article  Zbulohet skenari i tmerrshem Rama-Berisha per te mbajtur pushtetin, bashkojne votat per...

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara.

REAGOJNE PEDAGOGET

Në këtë sallë provimi duhej të ishte sot edhe Megi Xhetani, e reja që humbi jetën në aksident disa ditë më parë.
Jeta është kaq e padrejtë dhe e hidhur ndonjëherë!

Related article  Ngjarje tragjike ne Tirane, humb jeten i riu 28-vjecar

Po shpresoja të mos ishte i vërtetë lajmi që dëgjova. Por apelit të emrave shokët e shoqet e grupit iu përgjigjën me zë të mekur. Megi s’është…

Një lutje për shpirtin tënd të bardhë, Megi!

©️ Elsa Skënderi, Pedagoge.

Published inLajme