Skip to content

“Sharlatan që ka pesë lekë, turp”/ Artisti shpërthen ndaj biznesmenit që ndihmoi Parashqevi Simakun

Artisti Robert Aliaj është shprehur i revoltuar për mënyrën se si është trajtuar çështja e këngëtares, Parashqevi Simaku, e cila u shfaq në një video e pastrehë, duke marrë ndihma nga fëmijët amerikan.

Në një lidhje direkte me Skype për emisionin “Open”, Aliaj shpërtheu ndaj biznesmenit Elton Ilirjani, i cili pasi pa videon e Parashqevisë shkoi e mori nga rruga ku ajo qëndronte dhe e strehoi në një hotel në Nju Jork.

Ai filmoi çdo moment me Parashqevinë, duke përfshirë darkën që konsumuan bashkë në hotel dhe momentin kur i dhuron një unazë diamanti.

Related article  “O b*thë q**”/ Bleona Qereti “shpërthen” ndaj Arjan Çanit: O vemje pabukse e ordiner!

Për këtë Robert Aliaj tha se është gjest i turpshëm nga ana e biznesmenit. Ai tha se biznesmeni po shfrytëzon çështjen e Simakut për të bërë spektakël dhe për të marrë klikime.

“Mënyra se si u përdhunua Parshqevia këtë radhë dhe pastaj me qershinë mbi tortën e mishërimit që ishte dreka që i filmoi çdo cap që i dha. Me naivitetin Parashqevia gëzoi dhe këndoi në atë tavolinë të mëshirëshume, ne të japim bukë dhe të filmojmë çdo sekondë. Është shumë turp. Sharlatan që ka pesë lekë që të jep bukë, e kuptoni çfarë turpi është? Ai po bën spektakël”, tha Aliaj.

Related article  Mjeku paralajmëron se këto sende personale nuk duhet t’i ndani kurrë me të tjerët, mund të mbeteni në karrige me rrota

Aliaj u shpreh kundër publikimit të videos së Simakut. Sipas tij diçka e tillë është imorale dhe kundër etikës.

Robert Aliaj: Video më la një shije shumë e hidhur shumë e keqe, por ajo që pasoi akoma ishte më e tmerrshme. Mënyra se si u soll dhunshëm ajo në peizazhin mediatik, mënyra se si u abuzua dhe se si u mëshirua, ne jemi popull që e shesim mëshirën si vlerë.

Related article  LAJM I FUNDIT – Zjarri depërton në fshat, digjen banesat – Detajet

Ajo video nuk ishte e transmetueshme, imoralitet tërësor. Flasim me terma të ekzagjeruar, skandalozë. Mënyra se si u përdhunua Parshqevia këtë radhë dhe pastaj me qershinë mbi tortën e mishërimit që ishte dreka që i filmoi çdo çap që i dha. Me naivitetin Parashqevia gëzoi dhe këndoi në atë tavolinë të mëshirueshme, ne të japim bukë dhe të filmojmë çdo sekondë. Është shumë turp. Sharlatan që ka pesë lekë që të jep bukë, e kuptoni çfarë turpi është? Ai po bën spektakël.

Published inLajme