Skip to content

“Sëmuren” kandidatët e partive të vogla, japin dorëheqjen 7 prej tyre

Shtatë kandidatë për deputetë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve duke u tërhequr nga gara për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në dokumentet e depozituara në KQZ, kandidatët kanë paraqitur si shkak për dorëheqjen arsyet shëndetësore, ndërsa një kandidat i Partisë “Mundësia” të Agron Shehajt nuk pranon të ndërprisë punën e tij si mësues, gjatë periudhës zgjedhore.

Related article  Këngëtari i njohur shqiptar qenka i biresuar, Arditi shperthen ne lot kur meson nenen e vertete

Kandidatët e tjerë që janë dorëhequr janë 3 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit, një në Kukës e një në Berat, dy të Partisë Social Demokrate të Tom Doshit në Berat dhe në Durrës dhe një i ADR së Edmond Stojkut në Korçë.

Related article  Tronditet Shqiperia nga pronat, vritet nje i ri dhe plagosen burre e grua

Kandidatët që kanë dorëzuar dorëheqjen në KQZ

1- Averdi Syla,- “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Kukës – arsye shëndetësore
2- Hyda Kuci, – PSD Berat – arsye shëndetësore
3- Joan Sotir, – “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Korçë,- arsye shëndetësore
4- Daniela Alite – PSD Durrës – arsye shëndetësore
5- Xhilda Boçari, – “Lëvizja Bashkë” Korçë – arsye shëndetësore
6- Fadil Bekaj, – Partia Mundësia, Fier – mësues
7- Edi Piring e ADR, Korçë – arsye familjare

Related article  Pse asnji s’e njeh këte grua në Shqipëri? Vajza e një prej njerëzve më të pushtetshëm te asaj kohe

      

Published inLajme