Skip to content

‘S’do ikësh kurrë nga…’, Mira Konçi shtang me mesazhin e koduar pas ndarjes nga Shpëtim Saraçi

Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare.

Dyshja i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer së fundmi në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në New York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.

Related article  Horoskopi, 4 mars 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pas lajmit të ndarjes, Mira Konç nuk kurseu një postim thumbues në rrjetet sociale ku dukej një dedikim për ish bashkëshortin e saj.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhej në shprehjen që shpërndau ajo.

Related article  E gjithë shtëpia në televotim, ja kush është banori që largohet nga Big Brother VIP 4

Pas kësaj ndjekësit kërkojn në çdo postim të saj detaje që i çojnë të Shpëtim Saraçi dhe së fundmi Mira ka publikuar vetëm balada të një dashurië të mbaruar po duket se nuk e ka harruar ende.

Related article  Ishin nisur për në punë, humbin jetën papritur në Itali 2 shqiptarë! (Emrat e detajet)

“S’ki me ik
S’ki me ik
Kurr nga menimet e mija
Edhe nga ajo dashnia
Qe kena jetu bashk” këndon ndër të tjera Mira Konçi.

Published inLajme