Pas një edicioni të jashtëzakonshëm që rrëmbeu vëmendjen e publikut shqiptar për muaj me radhë, “Big Brother VIP Albania 4” mbylli siparin e tij në një natë finale plot emocione, ku fitues u shpall Gjesti, duke marrë trofeun dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Megjithatë, edhe pse ky sezon përfundoi, surprizat për publikun nuk kanë mbaruar ende.
Në një deklaratë të bërë gjatë transmetimit të fundit të “Post Big Brother VIP Albania”, moderatori Ledion Liço, i cili këtë vit udhëhoqi me sukses edicionin, dha një lajm që entuziazmoi të gjithë fansat e këtij formati:
“Bashkë do të shihemi përsëri shumë shpejt. ‘Big Brother VIP Albania 5’ po vjen!” – tha Ledioni, duke konfirmuar zyrtarisht vazhdimësinë e këtij reality show.
Ky paralajmërim u prit me shumë entuziazëm nga audienca, e cila tashmë është kurioze për risitë dhe të surprizat që do të sjellë edicioni i ri. Nuk dihet ende data e saktë e nisjes, por pritshmëritë janë të larta pas suksesit të jashtëzakonshëm që patën dy edicionet e fundit të moderuara nga Ledioni.
Ledion Liço, i konsideruar si një nga moderatorët më karizmatikë të ekranit shqiptar, ka moderuar tashmë dy edicione radhazi të “Big Brother VIP Albania”. Ai arriti të fitojë simpatinë e publikut jo vetëm për mënyrën profesionale të drejtimit të spektaklit, por edhe për stilin e tij të veçantë, qetësinë dhe aftësinë për të menaxhuar emocionet e forta të konkurrentëve dhe publikut në studio.
Me një përvojë të gjatë në moderim dhe një lidhje të veçantë me audiencën, Ledioni pritet të rikthehet në skenën e “Big Brother VIP Albania 5” me energji të reja, duke sjellë edhe më shumë emocione, intriga dhe momente të paharrueshme për të gjithë ndjekësit e apasionuar.
