Skip to content

Sanitarja gjendet pa shenja jete në ambientet e shkollës në Elbasan

Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim të Elbasanit, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.Z., 62-vjeçe, e cila punonte si sanitare.

Related article  Drɑmȅ dhe mrekulli! Rrȅzoh℮t helikopteri jo larg Shqipërisë, ajo që ndodh më pas është e pɑbesueshme – VIDEO dhe FOTO

Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Megjithatë, autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Related article  Trump paralajmëron HAKMARRJE për humbjen e jetes te

Grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Related article  'Para se të marrësh borxh' Çfarë parashikojne yjet për sot: Ki kujdes ndaj keqkuptimeve se

 

Published inLajme