Skip to content

Sali Berisha zbulon sekretin e rende se kush ia hengri koken Artan Lames qe e prishi me Ramen

Zemra e Artan Lames rreh ende, sqaroi Blendi Fevziu në hyrje të emisionit “Opinion”në Tv Klan, një nga njoftimet më të vështira” siç u shpreh ai që i është dashur të japë. Lame ka pësuar koma cerebrale dhe ndonëse shpresat janë të pakta, fija lidhëse me jetën nuk është këputur ende.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili është i ftuari i mbrëmjes, shprehu lutjet e tij dhe tha se ish-kreu i Kadastrës ka kaluar një ndërhyrje shumë të vështirë.

Related article  “Djali më telefonoi”, Drilona Boçi rrëfen mes lotësh aksidentin e Kristianit dhe fëmijëve: Mu shkundën themelet…

Më pas, ai u ndal te largimi i tij nga detyra në vitin 2023 dhe tha se ndodhi për shkak të gjirit të Gjipesë. Sipas Berishës, Lame nuk pranoi të firmoste grabitjen e 225 mijë metrave katrorë tokë, gjë të cilën ia atribuon kryeministrit Rama.

Sali Berisha: Lutjet e mia janë që Artan Lame ta kapërcejë këtë kohë.

Blendi Fevziu: Ju jeni kardiolog vetë dhe e dini sa e vështirë është. Besoj ai ka kryer një operacion shumë të vështirë.

Related article  Me FOTO - Tani çdo gjë është publike? Ledri sapo zbuloi me një mesazh të koduar lidhjen me Xhensilën?

Sali Berisha: E vështirë sigurisht. Ai ka pasur një ndërhyrje shumë të rëndë, por t’i lutemi Zotit ta ndihmojë ta kapërcejë. U largua nga detyra 2 vite më parë.

Blendi Fevziu: Jo, është larguar në 2023 pas zgjedhjeve.
Sali Berisha: Arsyen pse u largua do ta them këtu. Ai u largua nga gjiri i Gjipesë.

Blendi Fevziu: Si u largua nga gjiri i Gjipesë?
Sali Berisha: Ai nuk pranoi të firmosë grabitjet e 225 mijë metra katrorë tokë nga Edi Rama tek Manastiri i Skutarasë.

Related article  Tragjike/ Ndërron jetë politikani i njohur. Emri

Blendi Fevziu: Ai socialist ishte, me Partinë Socialiste ishte deri ditën që ka qenë.

Sali Berisha: Nuk them se ndryshoi parti dhe uroj ta kalojë, por këtë moment do ta them, por ai u largua sepse nuk pranoi të firmosë që Edi Rama të grabisë 225 mijë metër katrorë tokë në zonën më të mirë të bregut tek Manastiri i Skutarasë dhe kanioni i Gjipesë.

Published inLajme