Skip to content

Ruani veten! Meteorologu vjen me lajmërimin e rëndësishëm: Nesër do të …

Temperaturat e larta të regjistruara gjatë ditëve të fundit të qershorit pritet të vazhdojnë edhe gjatë gjithë muajit korrik në Shqipëri. Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb ka bërë të ditur se vala e të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës Juglindore po ndikon ndjeshëm edhe në territorin shqiptar.

Sipas Osmanit, disa qytete të vendit tashmë kanë arritur temperatura deri në 39 gradë Celsius. Ai theksoi se Tirana dhe Shkodra do të përjetojnë po ashtu temperatura të larta, deri në 39 gradë Celsius.

Megjithatë, meteorologu vuri në dukje se ndjesia e të nxehtit do të jetë edhe më e lartë, duke u ndjerë sikur temperatura arrin deri në 45 gradë Celsius, veçanërisht kur ekspozohemi direkt në diell. Edhe vija bregdetare do të karakterizohet nga temperatura të larta, të cilat do të luhaten nga 36 në 39 gradë Celsius.

Related article  E TMERRSHME, Nëna ‘monstër’ hedh vajzën 7 muajshe nga ballkoni, foshnja VDES rrugës për në spital

“Temperaturat e korrikut momentalisht janë shumë të larta. Kemi valën e të nxehtit, e cila ka përfshirë një pjesë të mirë të Evropës Juglindore, duke bërë që këto temperatura ekstremisht të larta të vendosen në skaje, ku kemi maksimume, të cilat regjistrohen deri në 40 gradë në disa qytete, por jo vetëm. Ditën e sotme maksimumet regjistrohen në vlerën 39 gradë Celsius në qarqet e Elbasanit, Beratit apo edhe Gjirokastrës, ndërsa sa i përket ditës së mërkurë do të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave ku do të ketë maksimume, të cilat regjistrohen në 40 gradë Celsius. Po ashtu pritet që kryeqyteti dhe Shkodra të arrijnë në temperaturat deri në 39 gradë Celsius. Edhe pse temperatura do të jenë 39-40 gradë Celsius, ato do të ndjehen sidomos në diell, sikur janë 45 gradë Celsius. Vija bregdetare do të ketë temperatura të larta po ashtu, të cilat do të luhaten nga 36 në 39 gradë Celsius. Për të gjithë ata që kërkojnë temperatura disi më të freskëta, mund t’i gjejnë vetëm në zonat Juglindore të territorit me maksimume, të cilat nuk do të jenë më shumë se 33-34 gradë Celsius,” tha Osmani.

Related article  E fundit! Rozana g*det ne fytyrë Loredanën, dalin pamje sh*kuese (Video)

Meteorologu parashikon se temperaturat e larta do të jenë prezente gjatë gjithë muajit korrikut, me maksimumet që do të luhaten rreth 36-37 gradë Celsius. Ai shpjegoi se valët e të nxehtit do të prekin sërish Shqipërinë dhe Evropën Jugore, duke bërë që temperaturat të qëndrojnë mbi mesataren e kësaj periudhe të vitit.

“Edhe përgjatë Korrikut do të kemi temperatura të larta, maksimumet do të jenë 36-37 gradë Celsius. Në momentin që ne do të kemi valët e të nxehtit që prekin Europën Jugore, rishtazi edhe territorin shqiptar, do të kemi temperatura të larta njësoj siç i kemi edhe tani. Do të kemi më pas edhe një tërheqje të valës së të nxehtit ku temperaturat do të jenë 36-37 gradë Celsius. Megjithatë edhe pse do e kemi këtë rënie të lehtë të temperaturave duhet thënë që janë 3-4 gradë më të larta se sa normalja. Do të kemi temperatura të cilat çdo ditë do të jenë në vlera më të larta se sa temperaturat normale,” sqaroi meteorologu. Ai këshilloi qytetarët të marrin masa paraprake për t’u mbrojtur nga nxehtësia ekstreme gjatë kësaj periudhe.

Related article  Ngjarje e fundit/ Burri godítet me thíkȅ - Detajet e para
Published inLajme