Në një intervistë të dhënë së fundmi për Euronews Albania, ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka ndarë një vlerësim të qartë dhe të argumentuar mbi gjendjen e sigurisë së Shqipërisë në kontekstin aktual gjeopolitik, ku tensionet mes Lindjes së Mesme dhe lufta në Ukrainë vijojnë të trazojnë skenën ndërkombëtare.
Meçollari nuk e fshehu bindjen se, pavarësisht zhvillimeve dramatike në rajone të tjera të globit, Shqipëria nuk është e ekspozuar drejtpërdrejt ndaj një kërcënimi ushtarak nga aktorë si Irani apo Izraeli, pavarësisht se këto dy shtete janë përfshirë në një përplasje gjithnjë e më të ashpër.
Por eshte e ekspozuar ne nje aspekt tjeter. Sipas tij, prania e opozitës iraniane në territorin shqiptar — e përfaqësuar nga grupimi i muxhahedinëve (MEK)… 
