Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast të dyshuar magjie të zezë, e cila i ka sjellë pasoja të rënda në familjen e saj.
Ngjarja sipas saj ka ndodhur rreth orës 04:07 të mëngjesit, ku komshia ka dalë nga shtëpia e saj dhe i është afruar banesës së denoncueses. Pasi shikon se në rrugë nuk ka njeri, ajo ka hapur dorën dhe ka hedhur përpara derës një grusht me ‘dhe.
Sipas qytetares kjo nuk është hera e parë që kjo zonjë bën magji, por ky moment është fokusuar nga kamerat.
“Pershendetje joq! A e poston dot kete vidjon ta kuptojne te gjithe sa njerez te kqinj kemi rreth e rrotull qe sdun tna lajn me jetu nhalle tona.
Kjo nuk eshte hera e pare qe me bejne magji te tilla. Video asht ba ne Shkoder, Edi Qerraxhia, Arra Madhe ne oren 4:07 te mgjesit”, tregon ajo fillimisht.
Më pas qytetarja shpjegon çfarë ndodhi: “Rujuni fort o njerez se ju vjen aty nga se pret! Ora 4:07 e mgjesit del dhe vjen vetem te dera ime, kontrollon lagjen nese po e sheh ndokush, hell dhe te zi vetem te dera ime. Per arsye tjeter nuk ka pse ta beje.”
Vazja thotë se zonja është konsulutuar dhe me një hoxhë për këtë që i ka ndodhur. “Jam konsultuar edhe me nje hoxhe ketu ne Shkoder pasi kam pase disa probleme.
Dhe zonja ne mgjes pas ksaj qe ka ber eshte nis per itali te djemt, nuk vuan nga problemet mendore apo ndonje gje te tille qe te themi mund ta kete bere pa vetëdije.”
Një ditë pas magjisë, vëllai i denoncueses ka bërë aksident me motor, ndërsa në familje i kanë ndodhur shumë fatkeqësi.
“Me esht rrzu edhe vllai me motorr te nesermen, e shume fatkeqsina tjera ne familja t gjitha prejhere,” përfundon ajo.