Skip to content

Rikthim i bujshem! Grida Duma gati per Partine e re? Ja plani i saj, pas largimit te Berishes, do afroj vetem

Grida Duma rikthehet në politikë? Flet për krijimin e një partie që do ketë në fokus gratë. Në episodin më të fundit të podcastit të saj, Grida Duma ka surprizuar publikun me një deklaratë që ngjan si sinjal për rikthimin e saj në politikë.

Përballë Hati-t, një nga personazhet më viralë në rrjetet sociale, Duma flet për mundësinë e krijimit të një partie që do të ketë në qendër gratë dhe modelet e reja të shoqërisë shqiptare.

Related article  Ishte në shtëpi, por aty i hyn i arratisuri dhe .... Detajet

“Një ditë do zgjohem në mëngjes dhe do bëj një parti që do ketë në fokus gratë,” thotë Duma, duke i drejtuar Hati-t një ftesë të hapur për t’u përfshirë në këtë nismë. “Bëj një sakrificë katër vite vetëm, jep modelin tënd të vërtetë. Ndoshta nuk fitojmë, por do prekësh gjithë Shqipërinë.”

Related article  Berisha lëshon bѻmbȅn për Spiropalin: Ajo është ...

E ftuara e saj, Hati, e pranon idenë me entuziazëm dhe guxim: “Mendoj që do e bëja. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqejnë gjërat e reja. Pse jo, do e testoj veten deri ku mund të shkoj.”

Në fund të bisedës, Duma e lë të hapur idenë se kjo mund të mos ketë qenë thjesht një shkëmbim idesh, por fillimi i diçkaje konkrete:

Related article  Deshmia BOMBE per te moshuarin qe dyshohet se ngacmoi edhe mbesen (video)

“Kjo është më shumë se një ftesë, por do ta mbaj mend që e kemi bërë këtë bisedë bashkë, përpara se të të marrë dikush tjetër.”

Deklarata ka ndezur menjëherë diskutime në rrjete sociale, ku shumë ndjekës pyesin nëse kjo është paralajmërimi i parë i rikthimit të Gridës Duma në politikë me një projekt të ri që synon fuqizimin e grave.

Published inLajme