Dy figurat që shihni në ekran, janë dy nga ekspertët e ekonomisë, jo vetëm pranë Partisë Demokratike. E kemi fjalën pikërisht për ish-ministrin e Financave, Ritvan Bode si dhe Dorian Teliti, koordinator i programit ekonomik pranë Partisë Demokratike.
Dy burrat, mesa duket i lidh më shumë sesa profesioni si dhe bindjet djathtas. Në një takim të rastësishëm, Bode dhe Teliti, kanë qëndruar për disa minuta së bashku, në një bisedë që duket tejet miqësore.
Ajo që vumë re është fakti se ish-ministri shfaqej tërësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë. Me flokë të thinjura, ndryshe nga disa vite më parë, Bode mesa duket mban ende profilin prej zyrtari të lartë në veshje.
I veshur me një kostum formal, ai ka qëndruar në këmbë disa minuta me Telitin. Si dy ekspert të fushës, por edhe miq të mirë, jemi të sigurt që biseda mes tyre është vërtitur rreth politikës, ekonomisë, por pse jo edhe disa biseda private, si mes dy miqsh.
Bode, i terhequr prej vitesh, si nga politika ashtu dhe nga jeta politike eshte kerkuar shpesh here te rikthehet ne PD, por sic duket deri tani ka zgjedhur te rrije ne hije, pa kerkuar me shume.
Ne kete kohe, ku PD nuk po di te dale nga bataku dhe kerkon nje lider, shume demokrate kerkojne rikthimin e figurave qendrore, me shpresen se do te mposhtin Ramen dhe do te vijne ne pushtet.