Skip to content

Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Javën e ardhsme, pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me mbizotërim të motit të vranët ku nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e hënë, moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash të mesme dhe të larta, përqëndruar në relievet malore të vendit, por më të theksuara pas orëve të pasdites.

Related article  Protesta e Berishës më 22 mars, Ambasada e SHBA u kërkon qytetarëve amerikanë të kenë kujdes mund të ketë dhunë

Ditën e martë dhe të mërkurë reshjet e shiut pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët në të gjithë vendin, me ndërperje e të karakterit lokal ndërsa hera-herës shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Related article  Çifti përplaset për vdekje me Jet Ski tek Shkëmbi i Kavajës! Dalin detajet dhe emrat

Të martën në relievet e larta malore në veri-verilindje-juglindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Ditën e enjte, pritet që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente vetëm në veri të vendit, me intensitet të ulët.

Ditën e premte, moti parashikohet i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin, e lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra të herëpasherëshme.

Related article  'Shyqyr që amerikanët...' Andi Bushati analizon urimin e ambasadës për zgjedhjet

Era do të fryjë kryesisht me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 9-17m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4ballë.

Published inLajme