Skip to content

Reshje shiu dhe … Meteorologia shpjegon çmendurinë që do të ndodhë këtë javë në vend

Pas disa ditëve me mot të freskët, Shqipëria pritet të rikthehet nën efektin e nxehtësisë përvëluese. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, ka paralajmëruar se duke filluar nga mesdita e sotme dhe deri të shtunën, temperaturat në vend do të shënojnë rritje të ndjeshme, duke arritur deri në 39-40 gradë celsius.

Sipas parashikimit të meteorologes, ditët e javës do të kenë ndryshime të lehta në orët e mëngjesit, ndërsa netët do të vijojnë të jenë të freskëta deri të premten. Megjithatë, nga mesdita e sotme e në vijim, nxehtësia do të intensifikohet gradualisht, me temperaturat maksimale që do të arrijnë në 38 gradë celsius. E mërkura pritet të sjellë një rritje më të dukshme, ndërsa gjatë mesjavës termometri mund të shënojë vlerat e larta prej 39-40 gradë celsius.

Related article  E bujshme në Big Brother, Egli Tako ndërpret garën! Zbulohet arsyeja e trishte

Qytetet që do të preken më shumë nga kjo nxehtësi ekstreme, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë celsius, janë Shkodra, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra.

Related article  Mëngjesi nis me dridhje Toke ne vend. Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Përsa i përket vijës bregdetare, parashikohet mot i kthjellët, megjithatë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit mund të ketë herë pas here vranësira kalimtare.

Meteorologia e A2 CNN ka paralajmëruar gjithashtu rrebeshe shiu për ditën e premte në zonat veriore të vendit, ndërsa nesër priten reshje të izoluara në zonat lindore dhe juglindore. “Nesër prezencë reshjesh të pakta të izoluara në lindje dhe juglindje. Të premten rrebeshe afatshkurta në skajin verior e verilindor,” – u shpreh Porja.

Related article  Zbulimi që tronditi arkeologët: Çfarë fshihet nën ujërat e Linit?

Duke marrë parasysh këto parashikime, qytetarët këshillohen të marrin masa paraprake për t’u mbrojtur nga nxehtësia, si shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të pikut, konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve dhe veshja me rroba të lehta.

Published inLajme