Skip to content

Aksident i rende

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën kombëtare Korçë–Ersekë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona. Fatmirësisht, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Related article  Emri/ Ja kush është mjeku që i mori jetën foshës së palindur nga neglizhenca, fëmija i një gazetari në Shqipëri

Menjëherë pas aksidentit, të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Kolonjës dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor Korçë, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.

Related article  Vrau Ramazan Matajn, babai i autorit: E di se ma ndau vajzën nga 2 burra, djali marrtë dënimin e merituar

Ndërkohë, policia u bën apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, duke respektuar rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të ngjashme.

Related article  Trondit Rama, tregon sëmundjen e rëndë të djalit, nuk e dija nëse...
Published inLajme