Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redoni, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”. Këngëtari ka folur për jetën e tij personale dhe për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Moderatorja e programit, Erjona Rusi, nuk ka lënë pa e pyetur edhe në lidhje me Eglin, të cilës gjatë një prime të BBV 4, i bëri një deklaratë shumë të fortë.
Redoni tregoi 3 të përbashkëta mes tyre, të cilat e kanë shokur, por njëkohësisht e kanë bërë që të ndihet mirë.
Erjona: Ti përmende Eglin dhe në studion e BBV the ‘fitorja ime në këtë Big Brother është vetëm se kam kuptuar se një vajzë si ti mund të ekzistojë”. Kjo ka qenë fjalia që i ke thënë Eglit. Ishte fjali e fortë që i the, e rëndësishme
Nisëm duke folur për seriale dhe ajo tha si të preferuar serialin që unë dhe djali i xhaxhait e kemi pasur të preferuar. U shokova se nuk e kisha dëgjuar nga një femër ta kishte të preferuar atë serial. Një shije e përbashkët. Pastaj kishte një tatuazh, drunin e jetës, i njëjti tatuazh që ka patur me bërë i ndjeri në dorën e vet. Aty pata një realizim spiritual, aty nuk ishte më lojë, gjërat po lidheshin. Me këtë vajzë thashë kam një gjë shumë speciale. Mendova se isha pa gjumë dhe ika me flet. Natën që kam flet më ka dalë fytyra e saj në ëndërr, ma ka nxjerrë gjumin me një eufori shumë të madhe, po thashë ta injoroj se nuk jam mirë. Më dha një ndjenjë shumë të mirë, po më dha një ndjenjë frike aq të madhe për shkak se unë e kisha këtej mamin dhe këtej një engjëll mbrojtës, një femër e mrekullueshme. Thashë unë këtu lojë nuk mund të bëj, këtu po përjetoj emocione reale, këtu po përjetoj gjëra që kam frikë me vazhduar.
.
Shiko edhe: Biseda e parë e Parashqevisë me djalin të dy shpërthejnë në lot
