Skip to content

Reagimi i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i jep ultimatum

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Konispol, Ergest Dule, kanë qenë protagonistë të një debati të fortë gjatë një takimi të zhvilluar me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit vendorë. Sipas burimeve për Saranda Web, shkak i debatit është bërë kërkesa e përsëritur e Ramës për dorëheqjen kolektive të drejtorëve të institucioneve vartëse, si pjesë e një procesi të “spastrimi” të administratës nga paaftësia dhe nepotizmi.

Mësohet se Kryeministri Rama ka insistuar që kryetarët e bashkive të zbatojnë urdhrin e tij për largimin e drejtorëve të cilët ai i konsideron si pengesë për efikasitetin e administratës. Reagimi i Ramës ndaj kryebashkiakut Dule ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër, pasi ai i ka thënë: “Nëse nuk i shkarkon, atëherë jepe ti dorëheqjen!”. Ky moment ka krijuar një atmosferë të tensionuar në sallë, duke reflektuar dominimin e Kryeministrit Rama ndaj drejtuesve të pushtetit vendor.

Incidenti mes Ramës dhe Dules shihet si një tregues se ka ende kryetarë bashkish që nuk janë të gatshëm të zbatojnë verbërisht urdhrat nga qendra, duke kërkuar të ruajnë njëfarë niveli të autonomisë vendimmarrëse. Debati thekson sfidat dhe tensionet e mundshme që ekzistojnë mes qeverisë qendrore dhe autoriteteve lokale në Shqipëri.

Published inShowbizz