Skip to content

Ray Manaj në gjendë të rëndë pasi humbi penalltinë? E zbulon Silvinjo: Ai është…

Në prag të ndeshjes së radhës kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Letonisë, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp. Një nga pyetjet e gazetarëve ishte rreth gjendjes së fazës sʋlmu℮s℮ të ekipit dhe në veçanti për sʋlmʋesín Rey Manaj, i cili humbi një penallti në ndeshjen e fundit kundër Serbisë.

Sylvinho e ka pranuar se ndeshja e dytë në një periudhë të shkurtër është gjithmonë pak më e vështirë, si në aspektin e rikuperimit fizik të lojtarëve, ashtu edhe në menaxhimin e skuadrës. Ai ka theksuar se kjo është një mendim i përbashkët i shumë trajnerëve të ekipeve kombëtare. Lidhur me formacionin, trajneri brazilian ka deklaruar se ende nuk ka një vendim përfundimtar dhe se do të zhvillojnë një seancë stërvitore të lehtë pasdite, pas së cilës do të ketë një ide më të qartë për formacionin e mundshëm që do të zbresë në fushë nesër.

Related article  TRAGJIKE NE FAMILJE, 2-vjeçari vret nënën duke luajtur me armën e babait (detajet dhe foto)

Sylvinho ka theksuar avantazhin që Shqipëria ka në ekip, duke numëruar 22-23 lojtarë cilësorë që mund të luajnë në pozicione të ndryshme. Ai ka përmendur disa nga lojtarët në dispozicion, si Muçi, Uzuni, Pajaziti, Ramadani, Broja, Asani dhe Daku, duke lënë të kuptohet se ka hapësira për zgjedhje të ndryshme në formacion. Vendimi përfundimtar do të merret nesër pas mbylljes së çdo lloj përgatitje.

Sa i përket Rey Manajt, Sylvinho ka theksuar se ai është një lojtar me eksperiencë dhe një titullar i rregullt në ekipin kombëtar. Trajneri ka zbuluar se e njeh Manajn që prej vitit 2014 kur të dy ishin pjesë e Interit. Sylvinho e ka cilësuar Manajn si një djalë me shumë personalitet dhe ka konfirmuar se ka biseduar me të pas penalltisë së humbur. Ai ka marrë përsipër përgjegjësinë për përzgjedhjen e ℮kz℮kʋtʋesit të penalltive, duke shpjeguar se pas analizave dhe stërvitjeve ku lojtarët provojnë gjuajtjet nga pika e bardhë, ai është ai që merr vendimin se kush do të gjuajë penalltitë gjatë ndeshjeve.

Related article  'Djali im ndodhet...' Reagon me nje leter prekese mamaja e Erion Veliajt, e cila shiti fiq per ta martuar

“Si është gjendja e sʋlmií dhe Manajt”, u pyet trajneri.

Në përgjigje, Silvinjo u shpreh: “Ndeshja e dytë është gjithmonë pak më e vështirë, në aspektin e rikuperimit por edhe të menaxhimit të skuadrës. Është e vështirë dhe këtë nuk e them vetëm unë si trajner i ekipit të Shqipërisë, po e thonë shumë trajnerë të tjerë të ekipeve kombëtare. Nuk kemi vendosur asgjë lidhur me formacionin, do të kemi pak më vonë një seancë stërvitore të lehtë. Nesër në mëngjes mund të kemi një ide më të qartë për formacionin. Kemi një lloj avantazhi në ekip pasi kemi 22-23 lojtarë, nga të cilët mund të zgjedhim pozicione të ndryshme.

Related article  Aksidenti që e largoi nga skena, Gentian Zenelaj rrëfen problemin me shëndetin

Mbrojtës të majtë, të djathtë, mesfushorë shumë cilësorë, sʋlmu℮s. Kemi hapësira për të zgjedhur lojtarë të ndryshëm dhe përmend disa prej tyre: Muçi, Uzuni, Pajaziti, Ramadani, Broja, Asani, Daku etj. Kemi mundësi të zgjedhim nga të gjithë këta lojtarë dhe do të vendosim nesër, pasi të kemi mbyllur çdo lloj përgatitje. Sa i përket Manajt, është një lojtar që ka eksperiencë. Është titullar me ekipin tonë, e njoh që prej vitit 2014 tek Interi. Është një djalë me shumë personalitet, por e kam folur edhe me të. Përgjegjësia është e imja. Pas përgatitjeve që bëjmë, ku shohim penalltitë që gjuajmë herë pas here nga lojtarët, jam unë ai që vendos se cili do të gjuajë penalltitë”.

Published inLajme