Skip to content

Rasti në Fier, Zhaklina shpërthen ndaj nënës së vajzës: Ajo …

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” në MCN TV, opinionistja Zhaklin Lekatari ka diskutuar gjerësisht mbi rastin e tmerrshëm të ab*zimit të një babai ndaj vajzës së tij të mitur në Fier, duke theksuar nevojën për veprime konkrete nga institucionet për të ndihmuar viktimën dhe nënën e saj.

Lekatari e nisi komentin e saj duke theksuar se ngjarje të tilla tronditin thellësisht shoqërinë shqiptare. Ajo vuri në dukje se reagimet në rrjetet sociale dhe aktivizimi individual nuk janë të mjaftueshme nëse nuk shoqërohen me ndërhyrje efektive nga institucionet. “Të gjitha deklaratat që ne bëjmë në rrjetet sociale, aktivizmi që unë bëj, është e njëjta gjë nëse këto deklarata që ne bëjmë, kjo tronditje ose kjo empati që ne shfaqim, nuk shoqërohet nga aksione dhe veprime konkrete nga institucione, që duhet të jetë në këtë rast ndihmë dhe suport ligjor, ekonomik dhe psikologjik, jo vetëm për vajzën por dhe për nënën e vajzës,” – u shpreh Lekatari.

Related article  'Dollarë, paundë e tollona nafte', Pamje nga momenti kur demokratët bllokojnë makinën e biznesmenit socialist (VIDEO)

Duke spekuluar mbi arsyet pse nëna mund të mos e ketë kuptuar më parë ab*zimin, Lekatari theksoi rrethanat e vështira të jetës së saj. “Pse mamaja nuk e ka kuptuar më përpara? Sepse kjo mama, në një moshë shumë të re, si fillim ka shtatë fëmijë, nuk ia ka idenë se çfarë do të thotë planifikim familjar. Është një mama që nuk ka as dhëmbë për të kafshuar dhe për t’u ushqyer mirë. Jo se dua ta denigroj nga ana estetike, por dua të vë në dukje faktin që kjo familje nuk përmbushte as nevojat kryesore të dy prindërve dhe lëre më të dy fëmijëve,” – analizoi ajo.

Related article  Rezultatet nga 2192 qendra votimi – PS ruan epërsinë, PD rritet, ja si ndahen mandatet

Lekatari sugjeroi një skenar të mundshëm ku nëna mund të ketë qenë në dijeni të ab*zimit, por e ka sakrifikuar vajzën për shkak të varësisë ekonomike nga babai, i cili ishte i vetmi burim i të ardhurave për familjen. “Një skenar që unë mendoj, është që ajo edhe mund të ketë kuptuar, por mund të ketë sakrifikuar në një farë mënyre vajzën e saj, duke parë që i vetmi burim i parave ishte babai. Ajo edhe mund ta ketë kuptuar që diçka nuk shkon, por mund edhe të mos ta ketë besuar, mund edhe ta ketë mënjanuar, përjashtuar këtë si ide, si mendim, sepse është shumë i tmerrshëm,” – u shpreh ajo.

Related article  ALTIN DUMANI si kurrë më parë, Shefi i SPAK kapet mat në jug të vendit me...

Në përfundim, Zhaklin Lekatari shprehu mendimin se nëna nuk duhet të shihet si përgjegjëseja kryesore, por si një viktimë njëkohësisht, duke marrë parasysh rrethanat e vështira dhe mungesën e mundësive. “Pra nuk e shoh këtë nënë si përgjegjëse. Mund ta shoh si përgjegjëse, por e shoh edhe si viktimë njëkohësisht. Kjo i përmban shumë mirë të dyja rolet. E shoh si viktimë sepse nuk i di rrethanat e familjes së saj të origjinës, për të kuptuar a është e edukuar, a ka ngritje individuale,” – përfundoi ajo.

Published inLajme