Skip to content

Rama zbulon surprizën e madhe, ja kush do jete femra e njohur qe do e beje ministre pas 11 Majit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Korça se zëri i komunitetit rom do të ketë një përfaqësim real dhe mbështetje të veçantë në mandatin e ardhshëm qeverisës të Partisë Socialiste. Ai vlerësoi në veçanti kandidaturën e Ina Majkos në qarkun e Vlorës, një vajzë nga Delvina që përfaqëson komunitetin rom.

“Jam shumë krenar që për herë të parë, Partia Socialiste propozon një kandidate nga komuniteti rom. Ina është një zë që përfaqëson vajzat e margjinalizuara dhe ka potencialin të jetë një zë i fortë në Kuvend. Edhe nëse nuk do jetë deputete, ajo do jetë patjetër pjesë e qeverisë,” u shpreh Rama.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se gratë dhe vajzat do të jenë në qendër të politikave të reja sociale, përfshirë rritjen e numrit të bursave për fëmijët nga familjet në ndihmë ekonomike, si dhe për komunitetet rom dhe egjiptian.

Rama nënvizoi gjithashtu se aktualisht 56% e anëtarësisë së Partisë Socialiste përbëhet nga gra dhe vajza, ndërsa theksoi rolin kyç të tyre në administratë dhe drejtimin e organizatave vendore të partisë.

“Pa mbështetjen e grave, nuk do mund të kishim ndërmarrë iniciativa si mbyllja e TikTok për mbrojtjen e fëmijëve. Është forca dhe vendosmëria e grave që po udhëheq ndryshimin në shumë fusha,” tha kryeministri.

Ai shtoi se në PS tashmë po përfshihen aktivisht gra dhe vajza në rolet drejtuese të strukturave të partisë, duke përforcuar kështu angazhimin për një politikë gjithëpërfshirëse dhe të barabartë gjinore.

Published inLajme