Skip to content

‘Rama tentoi te me joshte…’ Kandidatja e Berishes ‘plas bomben’ per kryeministrin: Kam vendosur qe…

Në rrëfimin e saj politik në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri TV me Çim Peka, Adriana Kalaja, kryetare e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, ka treguar për ofertat dhe presionet që ka marrë nga përkrahës të Edi Ramës, duke theksuar se ky i fundit nuk lufton kundërshtarët politikë, por i blen ata.

Ajo tregoi për një ofertë konkrete që i është bërë që në vitin 2021 për të ndryshuar qëndrimin politik, ndërsa nuk fsheh zhgënjimin për rezultatet preferenciale zgjedhore, por thekson se ka zgjedhur rrugën e drejtë dhe është e vendosur të përballet me atë që e quan “regjim”.

Related article  Egli e ashpër ndaj Gjestit: “O i pacip, o i pafytyrë, si stë vjen turp…”

Adriana Kalaja: Unë nuk jam nga ato që dal dhe bëj viktimën dhe them që: Këtë më tha Rama, këtë më tha ky miku i Ramës. Unë ofertat i kam patur me vite, sepse është i vetmi kryeministër, Rama është nga të rrallët që nuk i lufton kundërshtarët, por i blen, dhe për këtë ne kemi shumë prova.

Kështu që tentativa për të më joshur mua ka qenë që me teatrin. Unë kur fillova foltoren me zotin Berisha, ju e mbani mend shumë mirë që më 10 shtatorin e 2021-shit, brenda javës më ka thërritur një biznesmen shumë i fuqishëm i pushtetit dhe më bëri ofertën që ti duhet të kalosh…

Related article  Laerti del nga shtëpia, përlotet bashkë me publikun

Ai fliste gjithmonë në emër të Ramës dhe Rama gjithmonë kur i ka interesuar, ti e di që ka folur në emër të ndërkombëtarëve. Megjithatë, unë edhe sot, jam shumë e zhgënjyer me rezultatin, nuk bëj hipokriten por edhe sot unë jam e bindur që kam zgjedhur rrugën e drejtë.

Related article  Gyp gyp në Ferma VIP! Banorja ngel shtatzene , doktori cuditet kur shikon se...

Unë e dija shumë mirë që ishte e vështirë të merrja mandatin. Këtë e dija shumë mirë. Unë prisja që PD të ishte tek 69-71 mandate. Por unë kisha një pritshmëri maksimale, por minimalisht me 69 mandate.

Në dijeninë time, Rama masakrën zgjedhore e kishte kalkuluar për ta bërë jashtë Shqipërisë, në diasporë. Të jemi koshientë, më shumë e kishte sepse e kishte për herë të parë. Megjithatë, unë mendoj që duhet të jemi në një qasje radikale, dhe të jemi përballë një regjimi.

Published inLajme