Me një vendim të Këshillit të Ministrave, Eol Çashku është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Vendimi është marrë me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ka hyrë në fuqi menjëherë, duke u publikuar në “Fletoren Zyrtare”.
Sipas aktit zyrtar, shkarkimi është bërë në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për kinematografinë”, ndërsa dokumenti është firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.
Për momentin, nuk është bërë e ditur se kush do ta pasojë në drejtimin e QKK-së, por vihet re se Rama ka vepruar menjehere, duke mos pritur mbledhjen e radhes per shkarkimin e tij, por ka vendosur tia delegoje kete detyre Beles.
Shkarkimi vjen nje vit pas emerimit me buje nga vete Rama. Eol Çashku u emerua kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ne mars te vitit 2024 pas propozimit të kandidaturave nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Eoli vjen nga eksperiancë produksionesh kinematografike kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është angazhuar në arsimin e lartë universitar pas kthimit nga Franca.
Ai ka punuar si drejtor i produksioneve në Akademinë Marubi duke ndihmuar në edukimin e qindra profesionistëve të rinj të filmit dhe medias nga Shqipëria dhe rajoni dhe duke shfaqur filma studentorë me metrazh të shkurtër. Spikat bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare si OSBE apo BE.
Këtu ai ka një përvojë pothuaj njëzetepesëvjeçare në projekte franceze, belge, holandeze, izraelite dhe amerikane. Platforma e tij për menaxhimin e QKK analizon problematikat e deritanishme dhe ofron zgjidhje konkrete, vision vetëfinancues e gjenerues të ardhurash për sektorin ku thekson edhe bashkëpunimin me francezët e Centre National du Cinema.
VENDIM PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KINEMATOGRAFISЁ
Në mbështetje tё pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare tё Kinematografisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
