Skip to content

Rama paralajmëron ndryshimin: Askush nuk tolerohet, do ngreme taks force

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një Task Force Kombëtare të Ujit me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve që paguajnë rregullisht faturat dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Këtë deklaratë e bëri gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Ujit.

Related article  Hyn në fuqi vendimi - Përfitim i madh për shqiptarët që lëvizin në Europë – Detajet

Drejtësi për paguesit, burg për abuzuesit

Rama theksoi se ata që paguajnë rregullisht ujin meritojnë shërbim cilësor, ndërsa ata që e vjedhin duhet të përballen me heqje lirie. Ai bëri një krahasim me situatën e energjisë elektrike, duke shpjeguar se vjedhja është një vepër më e rëndë sesa mospagimi.

Related article  Tjetër ngjarje e rëndë, ka humbje jete

Kryeministri dha shembuj konkretë të abuzimeve, si lidhjet e paligjshme me kanalet kryesore të furnizimit për të vaditur tokat apo për të furnizuar lavazhet. Krijimi i kësaj Task Force ka si synim t’i japë fund këtyre fenomeneve dhe të garantojë një shërbim më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Related article  Mamaja denoncon zhdukjen e së bijës 13 vjeç, zbulohet se një djalë e kishte *** Nisin hetimet
Published inShowbizz