Skip to content

Rama paralajmëron largimin nga drejtimi i PS-së?

Kryeministri Edi Rama, ka lënë të nënkuptohet  se do të largohet nga Partia Socialiste, pas vitit 2030, afat që kreu i qeverisë ka dhënë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Teksa fliste për Reformën në Drejtësi, kreu i qeverisë në rubrikën Sy m’Sy, u shpreh se është fryt i vizionit vullnetit dhe i përpjekjes titanike të Partisë Socialiste, duke theksuar se “nuk e solli Amerika dhe s’e merr dot me vete kur ikën”.

“Ose pas 2030 me këdo tjetër që do të marrë stafetën, kur ne të jemi anëtarë të BE, kur ne ta kemi vënë në tryezë fiksimin tim Albania”, tha Kryeministri, duke e nënkuptuar si vit kur mund të largohet nga kjo forcë politike.

Related article  Ja sa duhet të jetë penisi i mashkullit që të ‘tërbohet’ femra gjatë seksit

Rama: Drejtësia është fryt i vizionit vullnetit dhe i përpjekjes titanike të PS, nuk e solli Amerika dhe nuk e merr dot me vete kur ikën, sepse ne jemi këtu që e kemi dëshiruar këtë gjë, e kemi shkruar në programet tona që kur ishim në opozitë.

Related article  Tragjike/ U përplas teksa po luante futboll, ndërron jetë 10-vjeçarja

Po të ishim ne kundër drejtësisë, atëherë do të ishim këtu pa asgjë nga këto që shikon dhe komenton sikur i ka bërë Amerika, ka dhënë mbështetje të madhe bashkë me BE në procesin e reformës, por pavarësia e institucione të drejtësisë varet vetëm nga vullneti i PS, Nëse PS e lëshon këtë llogore, e keni parë shumë mirë se si të tjerët janë të rreshtuar në llogoren e luftës kundër institucioneve të drejtësi, kriminalizimit dhe bombardimit të SPAK dhe drejtuesit të SPAK me gjithfarëlloj shpifjesh akuzash shantazhesh fyerjes e kështu e radhë.

Related article  'Atij djali do...' Tha se babai i Stresit po shkon të lypë leket e djalit! Sali Lushaj shperthen ndaj Veleshnjes!

Ndaj jini të sigurt që drejtësi që i shërben pushteti të radhës nuk do të ketë sa kohë që PS do të jetë në pushtet, me mua në krye, ose pas 2030 me këdo tjetër që do të marrë stafetën, kur ne të jemi anëtarë të BE, kur ne ta kemi vënë në tryezë fiksimin tim Albania.

Published inLajme