Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se sjellja e fundit e kryeministrit Edi Rama tregon nervozizëm të theksuar dhe humbje të kontrollit përballë zhvillimeve të reja hetimore.
Sipas Çollakut, veprimet e intensifikuara të SPAK, mbështetja e drejtpërdrejtë e Shteteve të Bashkuara dhe ardhjet e zyrtarëve të lartë amerikanë në Tiranë janë sinjale të qarta se qeveria është nën presion të fortë ndërkombëtar. Ai theksoi se dosjet e lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar po avancojnë dhe se figura të rëndësishme të pushtetit, përfshirë edhe ministra, rrezikojnë masa të rënda penale në javët në vijim.
Basir Çollaku: Ka diçka që shoh unë në këto, nervozizëm të theksuar dhe me një çekuilibër të kryeministrit të vendit. E humbi kontrollin totalisht. Departamenti i Shtetit i ka dhënë përgjigjen, le të themi siç e shoh unë edhe interesimit të Fox News, por e ka dhënë në Tiranë. Ardhja e Fleming dhe menjëherë merret e pandehur zonja Balluku. Ardhja e zëvendësdrejtorit pastaj dhe zgjedhja e kreut të ri të SPAK, veprime të cilat do intensifikohen edhe brenda dy javëve të mbetur të këtij viti ndaj veprimeve hetimore por edhe me raste konkrete, jo vetëm për Ballukun, janë një tregues që Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Shtetit, DEA, kanë një adresë në Tiranë, është Edi Rama, është të cilin ata e shohin si ortaku zyrtar i Sinaloas. Rama dhe Sinaloa në Shqipëri janë të pashkëputur. Vizita e kreut të kësaj familje të sanksionuar në Shqipëri, pastrimi marramendës i parasë në katër shtete europiane që kishte familja Hysa, pra me paratë e kartelit meksikan, ëhë, janë një, them, dosje më vete të cilët amerikanët e ndjekin me vëmendje të shtuar. Miliardat që çekohen nga zonja Balluku janë me fasoneri e Edi Ramës. Ortakët që u futën aty, njerëz e grupeve kriminale që pastrojnë kokainën, pra miliardat e kokainës, në këtë pellg, në këtë shtek, janë dosja e përbashkët Rama-Balluku dhe Rama duhet të ketë të qartë diçka, që kur shkojnë agjentët e BKH-së, ata shkojnë dhe për të arrestuar njerëz. Shkojnë dhe për të arrestuar, ajo historia e pathëllakës, mua më kujton dëshpërimin e Ramës kur e tha publikisht që, ore mos kujtoni se do merrni edhe celularin tim. Mos guxoni të merrni se do i marrin edhe celularin. Do i marrin edhe brekët, le të themi zyrtare, në kuptimin metaforik të dosjes.
Siç e tha dhe Dumani, vetëm në dosjen e tanishme ne kemi pasur 70 oficerë policie, prokurorë, gjyqtarë, pra trupa e paçekuar në këtë mënyrë siç është SPAK-u, pra filtri i besueshmërisë, i jep të drejtë atyre që, duke qenë se rritet dendësia e veprimeve dhe e njerëzve të rëndësishëm në pushtet që do shkojnë atje, në SPAK, ai lajmëroi prokurorin e zgjedhur që do jenë ata 20 prokurorë dhe 60 oficerë policie, BKH-së, 60 agjentë, që do të ketë dijeni se kujt do t’i trokasin me dhe pa pathëllake.
Zgjodhi, zgjodhi të reagojë Rama sepse Rama ka dijeni edhe për veprimet e tjera që kryhen. Ajo çfarë shoh unë te struktura e posaçme… Rama po e humbet kontrollin e dikurshëm. Po fillon t’i dalin, ata janë njerëz të zgjuar ata atje që dikur e kanë dëgjuar fjalën e Ramës.
Është kthyer një e pandehur, është kthyer një e pandehur në mbledhje qeverie dhe unë besoj që akoma s’kam informacion unë të paktën, nuk e di për kolegët e tjerë, por struktura e posaçme duhet ta ketë gati kërkesën për në kuvend për heqje e imunitetit dhe masë arresti për Belinda Ballukun. Të lësh një të pandehur të 100 milionë dollarëve të rikthehet në zyrë, t’i kapë me radhë, a e sheh ai, të, dëshmitarë, prova, shkresa, t’i bëjë lëmsh. Sigurisht që nuk e ka ndonjë luks të madh se atje një pjesë e madhe e materialeve kanë rënë në duart e duhura të hetimit dhe investigimit, po kjo pjesë lirie e përkohshme dhe në zyrë mund të shërbejë edhe nga gjurmimet dhe përgjimet që janë, jo vetëm Belinda por gjithë ekipi, zonja Balluku, pra gjithë enturazhi i saj dhe i Ramës.
