Skip to content

Premtimet e qeverisë së re: Rritje pagash, pensionesh dhe bonusi i bebes

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, qeveria e re socialiste pritet të marrë vendime që prekin drejtpërdrejt xhepat e qytetarëve. Sipas programit të tyre, do të rriten pagat, pensionet dhe bonusi i bebes.

Paga minimale dhe pensionet

  • Paga minimale: Nga 1 janari i vitit 2026, paga minimale do të rritet në 50 mijë lekë, nga 40 mijë lekë që është aktualisht.
  • Pensionet: Qeveria po punon me Bankën Botërore për një dokument që synon të rrisë pensionin minimal në 20 mijë lekë dhe pensionin mesatar në 40 mijë lekë deri në vitin 2029.
Related article  Ajo filmon burrin gjatë s*ksit dhe më pas i kërkon gjënë e paimagjinueshme

Bonusi i bebes dhe nxitja e lindshmërisë

Për të nxitur lindshmërinë, bonusi i bebes do të rritet ndjeshëm, pavarësisht se skema aktuale nuk ka dhënë rezultate pozitive demografike.

  • Për fëmijën e parë: Bonusi do të rritet nga 40 mijë lekë në 300 mijë lekë.
  • Për fëmijën e dytë: Bonusi do të jetë 420 mijë lekë.
  • Për fëmijën e tretë: Bonusi do të arrijë në 600 mijë lekë.
Related article  Stuhia kthehet ne tragjedi, raportohen viktima

Këto shuma nuk do të jepen në një çek të vetëm, por do të shpërndahen çdo muaj derisa fëmija të mbushë 5 vjeç. Kjo skemë e re do të zbatohet nga janari i vitit 2026.

Related article  Ngrihet alarmi, jemi pranë tërmetit shkatërrues?! Dhjetëra lëkundje sizmike në Santorini
Published inLajme