Skip to content

Qëlluan me armë policët gjatë aksionit dhe ndjekjes, Gjykata jep vendimin

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli Ardit Domin dhe Lorenc Çalin, dy personat e arrestuar pas një ndjekjeje dramatike me armë zjarri. Të dy akuzohen për vepra të rënda penale, duke përfshirë tentativën për vrasje të punonjësit të policisë, vjedhjen me armë dhe armëmbajtjen pa leje.

Ndjekje dhe përballje me armë

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 gushtit, kur policia tentoi të ndalonte automjetin e dy të rinjve, të cilët dyshoheshin për grabitje. Në vend që të ndaleshin, ata u larguan me shpejtësi, duke nisur një ndjekje që përfundoi në Vorë.

Related article  Ndodh tragjedia e madhe! Mbi 600 të vdekur

Sipas hetimeve, kur makina e tyre doli nga rruga, Domi dhe Çali hapën zjarr me automatik në drejtim të efektivëve. Policia u kundërpërgjigj me armë, duke neutralizuar dy të dyshuarit. Gjatë kësaj përballjeje, Ardit Domi mbeti i plagosur rëndë në qafë, ndërsa Lorenc Çali u arrestua në vend.

Related article  Aksident i rëndë/ Makina bie në det, katër të vdekur

Historia e grabitjeve

Hetimet e policisë zbuluan se dy të rinjtë ishin të përfshirë në një seri vjedhjesh. Ata kishin vjedhur një automjet më 20 gusht në Sektorin Rinia, dhe një ditë më pas, kishin grabitur me dhunë xhiron ditore të një pike karburanti në Sukth. Pas arrestimit, në vendin e ngjarjes u gjet një automatik me dy krehëra, që u përdorën në përballjen me policinë.

Related article  Gjesti i martuar?! Gazetarja plas bombën
Published inShowbizz