Gazetari Sokol Bregu, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Bregu tha se autori i krimit, Elvis Shkambi, ishte rritur që në moshën pesë vjeçare, kur nisën proceset gjyqësore për pronën, me idenë se kjo ishte pronë e familjes dhe duhet ta merrnin.
“Autori ka qenë i ndikuar nga familja, ishte 5 vjeç kur ka nisur procesi. Pra është rritur me këtë ide që pronën time nuk ma japin. Godina kishte 31 familja, që u strehuan në 1993, pasi ishin të pastrehë.I gjithë konflikti është krijuar nga vetë Bashkia e Shkodrës.
Pra që pesë vjeç ka patur këtë ndikim. Këto raste janë shpeshtuar në Shqipëri. Kemi rastin në Divjakë, emigrant 6 vjet pa u kthyer, i ati kishte problem pronësie, u kthye ky dhe vrau fqinjin për konfliktin e pronësisë. Edhe ai e kishte të mbartur nga familja, që na takon ne kjo pronë. Në këtë rast, duhet të ishte xhaxhai që ka pronën, jo fëmija.
Nuk e dimë kush ka të drejtë, pavarësisht se u dha një vendim që do të mbetet i pazbardhur. Por ata nuk e fitojnë dot më këtë pronë. Ky transmetim i familjeve për një pronë që mendojnë se i takon, do të na rrisë vetëgjyqësisë. Besimi ndaj drejtësinë është zero. Të gjithë mendojnë se gjyqtarët janë të korruptuar dhe çfarë bën kjo? Çon njerëzit në konflikte duke pretenduar se të gjithë kanë të drejtë.
Jemi përballë një fakti të rëndë, mes besimit të publikut dhe gjyqësorit. Ky gjyqtar rezulton ndër më të pastërit nga vettingu. Ka kaluar procesin e vettingut pa asnjë problem”, tha ndër të tjera Bregu.
rasja e një gjyqtari në sallën e gjyqit, është një krim jo thjeshte i rëndë, është rënie e një sistemi. Sistem, i cili përveç se duhet të rrëzohet, kërkon që dikush të mbajë përgjegjësi për rënien e tij. Madje të menjëhershme!
Kush e ka ligjërisht përgjegjësinë e sigurisë së mjediseve të gjykatës; KLGJ apo qeveria, kjo duhet të ndahej e do të duhej të ndahej menjëherë në çdo shtet që e quan veten pjesë e standarteve të Bashkimit Eruopian.
Vrasja e një gjyqtari në sallën e gjyqit është një akt terrorist, pas të cilit, së paku kreu i shtetit duhet të mblihte urgjent këshillin e Sigurisë Kombëtare, e duhet të ndërmerrte disa vendime akute të shtetit ndaj këtij akti terrorist. Vendime që do të kishin aspektin afatshkurtër, afatmesëm e afatgjatë.
Kjo sepse një shtet nuk kërkon refketime, por vepron në mënyrë agresive për të dhënë përgjigjen e tij të menduar port ë menjëhershme.
Presidenti i Republikës, nuk ka sesi prononcohet me deklaratë, por shkon direkt në institucion dhe familjen e gjyqtarit të vrarë për të treguar se në anën e kujt është shteti.
Ndërkohë qeveria do të duhet të japë planin e masave për të vepruar menjëherë, pore dhe në reflektim nga kjo për ndërhyrjet e duhura ligjore për të dhënë përgjigjen e saj.
Ndërkaq, organet e qeverisjes gjyqësorit të cilat janë realisht të pafuqishme dhe të padukshme në aktet e tyre, përveçse me emërime apo zëvendësime, duhet të japin llogaris sipas kompetencave që i takojnë me ligj. Një vit më parë, në emisionin e ndërmjetësueses Eni Çobani, xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja, ka agresuar në transmetim live paditësin e tij, edhe pse i kishte borxh 15 mijë euro, të cilat nuk i kishte kthyer.
I irrituar se e kishte sjellë në televizion për ta çderuar, Gjon Shkambi ju vërsull dy herë personazhet që kishte përballë, duke i thënë se do ta shikosh kur të dalësh. Një deklaratë e qartë, direkte, shantazh i pastë, që shikohet thjesht në youtube, në linkun përkatës: https://www.youtube.com/watch?v=r3P2Y4m5BWM
E gjitha kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një kronikë e një vrasje të paralajmëruar, madje edhe në link.