Skip to content

Pyeti për babain e G-Banit, ish-banori i BBV 4 ka dy fjalë për Loredanën: O vlonjate gangstere…

G-Bani pati një rrugëtim të shkurtër në “Big Brother VIP 4” pas rikthimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ish-banori u largua pasi mori vesh për gjendjen shëndetësore të babait të tij.

Ai u nis menjëherë drejt Anglisë, aty ku ka familjen, në mënyrë që të qëndrojë pranë tyre. Përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ish-banori ka treguar se babai i tij është mirë dhe në gjendje stabël.

Related article  Nderron jete papritur diplomati dhe gazetari i njohur shqiptar

Madje G-Bani ka postuar në “Instagram” foto dhe video me babain, që t’i tregojë publikut për gjendjen e tij.

Ndërkohë gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 4”, Loredana ka pyetur për babain e ish-banorit.

Related article  Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Enver Bajraktarit - Detajet

“Kam një pyetje, si është babi i G-Banit?”, pyet banorja, e cila ka patur një raport të qetë me të.

Ky veprim është pritur mirë nga këngëtari i njohur, i cili ka bërë një postim në “Instagram” për Loredanën. Ai ka postuar një foto të banores dhe bashkëngjitur me të shkruan:

Related article  'Ja kur lirohet Ilir Meta', Avokati qe zevendesoi njeriun e Berishes jep lajmin urgjent

“Kam një pyetje, si është babi i G-Banit?/ O zemër, o dritë, o vlonjate gangstere sa e mirë je!! Faleminderit që pyete”.

Published inLajme