Skip to content

Pyet mjekun: A është normale që periodat e mia të jenë të dhimbshme?

Pyet mjekun: A është normale që periodat e mia të jenë të dhimbshme?

Përgjigjet Dr. Drilona Ndrevataj:

(Mjeke kirurge urologe & androloge)

Është normale të kesh dhimbje të lehta ose mesatare gjatë menstruacioneve, veçanërisht në vitet e para pas fillimit të ciklit (menarkës). Këto dhimbje, të quajtura dismenorrea primare, shkaktohen nga kontraktimet e mitrës dhe zakonisht përmirësohen me kalimin e kohës ose pas shtatzënisë.

Related article  Tragjike! Dy fëmijë mbyten në lumë

Megjithatë, nëse dhimbja është shumë e fortë, të pengon në përditshmëri, nuk qetësohet me ilaçe të zakonshme si ibuprofeni ose paracetamoli, ose shoqërohet me simptoma të tjera si:

Related article  Si ia hodhi fushatën në erë Ramës me 3 fjali, kreu i grupit më të fuqishëm politik të Europës

• cikël shumë i bollshëm ose i parregullt

• dhimbje gjatë marrëdhënieve intime

• probleme me tretjen ose urinimin gjatë ciklit, mund të ketë një shkak tjetër si endometrioza, fibroma uterine, ose adenomioza.

Related article  'Më mungon', Gjesti flet për marrëdhënien me Eglin pas përfundimit të BBV! Mesazhi qe i coi

Në këto raste, është e rëndësishme të këshillohesh me një gjinekolog, i cili mund të bëjë një vlerësim të plotë dhe të rekomandojë trajtimin e duhur.

Published inLajme