Skip to content

Pushimet përfundojnë në tragjedi/ Makina përplas dy persona, vdes njëri

Fushë-Arrëz, Shqipëri – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku një motoçikletë me dy turistë sllovakë është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, njëri prej turistëve ka humbur jetën, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime serioze dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës.

Viktimë e këtij aksidenti tragjik ka mbetur shtetasi sllovak 63-vjeçar, Svatos Zdenek nga Bratislava. Ai ka humbur jetën në Spitalin e Pukës pak orë pas përplasjes.

Ndërkohë, pasagjerja në motoçikletë, e cila ishte bashkëshortja e tij me inicialet B. T., ka marrë dëmtime të rënda dhe pas stabilizimit në spitalin e Pukës, është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:15 në fshatin Kryezi. Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se shtetasi sllovak Z. S., duke drejtuar motoçikletën, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin shqiptar R. V..

Grupi hetimor i Policisë Rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident tragjik me një viktimë dhe një të plagosur rëndë.

Published inLajme