Skip to content

I mori jeten 31-vjeçarit, zbardhet dëshmia e Bucpapajt: I rashë borisë, më shau

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik më 20 shkurt pranë zonës së njohur si ish-Parku ka marrë një zhvillim të ri pas arrestimit të Gazment Buçpapaj në Tropojë.

Ai dyshohet si autor i vrasjes së Egli Pashollari, ndërsa mbrëmjen e së hënës është shoqëruar nga Policia dhe është marrë në pyetje lidhur me rrethanat e krimit.

Related article  Shqiptari në emigrim i dërgonte lekë të fejuarës për t’i kursyer, më vonë zbulon ...

Gjatë dëshmisë së tij, Buçpapaj ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas versionit të dhënë prej tij, ai kishte marrë bashkëshorten nga puna dhe ishte nisur drejt spitalit.

Në një moment, rruga i është bllokuar dhe ai ka përdorur borinë për të sinjalizuar drejtuesin e mjetit përpara. Sipas tij, viktima e ka sharë nga makina, çka ka sjellë tensionimin e situatës.

Related article  Horoskopi, e mërkurë, 12 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Ai ka deklaruar se pas rreth 100 metrash, Pashollari ka ndaluar automjetin, ka zbritur dhe e ka ofenduar sërish. Më pas, sipas dëshmisë së Buçpapajt, mes tyre ka nisur një përplasje fizike me grushte. Në këtë moment, ai pretendon se, duke u ndjerë i rrezikuar, e ka goditur me thikë në vetëmbrojtje.

Related article  Olsi dhe Top Channel pajtohen, çfarë ndodhi me gjyqin dhe këngën që Olsi u bëri kundër?!

Pas ngjarjes, 40-vjeçari ka qëndruar në Tropojë, ku është strehuar tek disa të afërm të tij deri në momentin e arrestimit. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e krimit dhe për të verifikuar pretendimet e të dyshuarit mbi vetëmbrojtjen.

Published inLajme