Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, ka publikuar një dokument ku jepen disa detaje lidhur me një ngjarje të gushtit 1989 në Qytetin e Studentit Tiranë. Tri studentë të Institutit të Lartë të Arteve pas mbarimit të emisionit televiziv ‘Muzikë për të gjithë’ në godinën nr.7 nisën të këndonin dhe të thërrisnin me parullat “Rroftë instituti’, ‘Artet janë bota’.
E më pas nga godina nr.5 dëgjohen ‘Viva Parashqevi, Viva’, ‘Poshtë fashizmit’ dhe pastaj ‘Eja mblidhuni këtu këtu’. Ngjarja, e dokumentuar në dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, përfaqëson shpirtin e rinisë shqiptare që, edhe në një kohë të errët, shfaqi shpresë dhe guxim për të sfiduar shtypjen, duke reflektuar ndryshimet e mëdha që ndodhnin në Evropën Lindore.

