Skip to content

Misteri i madh i Big Brother Albania!

Kanë kaluar vetëm 48 orë nga nata e parë e spektaklit (20 dhjetor), ku 14 banorë hynë zyrtarisht në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, por duket se numri i tyre nuk është ai i vërteti.

Faqja zyrtare e programit ka publikuar sot një video misterioze, e cila paralajmëron se shtëpia fsheh ende sekrete.

Related article  Marrin fund Borxhet, data 14 Dhjetor i Sjell LEKUN E MADH Ketyre 4 Shenjave te Horoskopit

Në klipin promovues thuhet shprehimisht: “Shtëpia hapi dyert. 14 banorë, por jo të vetmit. Çfarë po fsheh Vëllai i Madh?”.

Ajo që shton edhe më shumë dyshimet është një bisedë e shkurtër e shkëputur në video, ku një nga banorët, Miri, pyet: “A ka mundësi që ata të jenë këtu brenda shtëpisë?”.

Related article  Gjesti trondit lojën gjatë “Prime” me dy vendime të rëndësishme!

Përgjigja e moderatorit Ledion Liço është po aq enigmatike: “Mund të jetë një, mund të jenë dy, mund të jenë tre”.

Related article  Një djalë i vogël vdes pasi nëna e la në makinë të nxehtë për orë të tëra për të bërë një ndërhyrje estetike

Kjo lë të kuptohet se brenda mureve të shtëpisë mund të jenë fshehur konkurrentë të tjerë që në natën e parë, pa dijeninë e banorëve aktualë.

Misteret pritet te dalin në spektaklin e radhës, të martën në orën 21:00.

Published inLajme