Skip to content

“Pse më sheh”, Tronditet vendi, perplasje me arme në afërsi të Kishës së Laçit, 5 te plagosur dhe nje grua…(Emrat)

Një përplasje me armë zjarri e ndodhur në mesditë pranë Kishës së Laçit ka përfunduar me pesë persona të plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30, në afërsi të ish-Gjykatës së Kurbinit, ku një konflikt banal mes disa individëve degjeneroi në përdorimin e armëve dhe dhunës fizike.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, gjithçka ka nisur për arsye ende të paqarta, por të dyshuara si “motive të dobëta”. Paraprakisht, mendohet se sherri mund të ketë nisur nga një provokim verbal banal si “Pse më sheh?”, për të degjeneruar më pas në një përplasje fizike, ku njëri prej pjesëmarrësve dyshohet se ka përdorur dorezë hekuri, dhe më pas janë dëgjuar të shtëna armësh.

Personat e plagosur janë identifikuar si:

Angjelina Gjezaj
Amarildo Ndoj
Liridon Ismaili
Daniel Gjeloshi
Geri Bitri

Fillimisht u raportua për katër të plagosur, por më vonë u bë e ditur se edhe një tjetër person është paraqitur në spitalin e Traumës në Tiranë, duke e çuar në pesë numrin e të plagosurve. Të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt këtij spitali për trajtim më të specializuar. Njëri prej tyre po i nënshtrohet një operacioni të ndërlikuar dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia e Kurbinit është vënë menjëherë në lëvizje pas marrjes së njoftimit, duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave. Në ndihmë të strukturave vendore janë angazhuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë nga Njësia Shkodër, për të përforcuar kontrollin dhe hetimin e mëtejshëm.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në të shtënat. Deri tani, nuk dihet nëse ndonjëri prej të plagosurve është njëkohësisht autor i dyshuar i sulmit, apo të gjithë janë viktima të konfliktit të armatosur.

Published inLajme